Hetimi parlamentar për dy kontratat koncesionare në Shëndetësi, ai për sterelizimim dhe Check up nuk nisën me kembën e mbarë.
Që në fillim Albana Vokshi bëri të qartë se Kuvendi do hetojë vetëm dy nga katër koncesionet që opozita kishte në planet e saj.
Mesa duket Rithemelimi nuk e ka pasur aq seriozisht pasi la jashtë hetimit koncesionin e dializës dhe shërbimeve laboratorike që i kushtojnë taksapaguesve shqiptarë çdo vit 28 milionë euro dhe janë të lidhura me Spitalin Amerikan.
Vokshi: Dy kontratat qe do te hetohet ajo koncesioneve Sterielizimi dhe check up arrijnë vlerën 200 milionë euro për sterilizimin dhe check-up. Për ne nuk është vetëm shpërdorim detyre por edhe korrupsion në nivele të larta të qeverisë dhe institucioneve”
Socialistët i lexuan fjalët e drejtues së komisionet si sulme politike duke paralajmëruar braktisje te mbledhjes.
Ndreca: Referuar deklaratave del e qartë që ju keni paragjykuar veprimtarinë, nëse ju vijoni më tutje të konkludoni pa filluar puna e komisionit, keni fyer parim kushtetues mos paragjykimin e një çështje që është arsyeja përse ne jemi ngritur për te hetuar. Nëse vijoni unë iki.
Paralajmërimet e Plarent Ndrecës nuk qetësuan situatën dhe palët i kaluan akuzat ne një tjetër nivel, atë të konfliktit të interesit.
Zhupa: Plarenti ka konflikt interesi
Ndreca: Shiko mos ka konflikt Albana.
Hetimi që pritet të zgjasë katër muaj opozitarët kërkuan që të nisë me Edi Ramën. Lista e gjatë e dëshmitarëve përfshin dhe dy ish minstrat Ilir Beqaj dhe Shkëlqim Cani deri tek ortakët e dy koncesioneve, të sterilizimit dhe check up.
LISTA E PERSONAVE QE DO të MERREN NE PYETJE
1-Edi Rama
2-Ilir Beqaj
3-Ogerta Manastrliu
4-Shkëlqim Cani
5-Anila Denaj
6-Albana Koçiu
7-Klodian Rjepaj
8-Geraldina Prodani
9-Ortakët dhe administratorët e të dy koncesionarëve
10-Nisma Thurje
11-Endri Tafani
12-Pano Soko
13-Artan Koni
15-Drejtorët e Fondit të Sigurimit të detyrueshëm që nga firmosja e kontratave deri në zbatim
16-Drejtuesit e qendrave spitalore universitare dhe spitaleve që nga nisja e zbatimit të koncesionit.
17-Kryetarët dhe anëtarët e dhënies së koncesioneve
18-Anëtarët e KPP që kanë trajtuar ankimimet
19-Drejtuesit e agjencisë së prokurimit publik
20-Avokatura e shtetit
21-Çdo person që ka dijeni rreth objektit të hetimit dhe që rezulton i përfshirë nga shqyrtimi i dokumentacionit zyrtar.
Top Channel