Erjon Bani zgjidhet si Zëvendëskryetari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në garë përballë Erjon Çelës, Bani arriti të merrte 6 vota në Mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që u mbajt sot në prani të nëntë gjyqtarëve.
Por, teksa pozicioni i kryetarit është vakant, Bani do të ushtrojë kompetencat e Kryetarit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, deri në zgjedhjen e kryetarit të kësaj gjykate nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Bani zëvendëson në këtë detyrë Irena Gjokës, të cilës i përfundoi mandati në 24 mars. Sipas akteve ligjore dhe nënligjore, mandati i Zëvendëskryetarit është tre vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje të menjëhershme.
Top Channel