Alma Cani do të jetë drejtoresha e re e QSUT, pas largimit nga detyra të Albana Ficos.

Cani aktualisht është nëndrejtoreshë tek spitali “Shefqet Ndroqi” dhe Shefe e Shërbimit të Anestezisë- Reanimacionit

Nuk dihet ende arsyeja e largimit të Ficos nga posti që e mbante prej 3 vitesh.

Kujtojmë se Fico mori detyrën në dhjetor të vitit 2021, ku zëvendësoi Enkelejd Jotin.

Fico është edhe pedagoge në Universitetin e Mjekësisë, ku prej më shumë se 4 vitesh drejtonte Institutin e Shëndetësisë Publik, veçanërisht në dy vitet më të vështira të pandemisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA