EMRI/ Plagosja e efektivit në Shkodër, policia: Gjatë përplasjes, është shkrepur arma e shërbimit. Në kërkim autori

25/03/2024 17:05

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e një efektivi, pasi është goditur me sende të forta nga një 47-vjeçar.

Sipas policisë 47-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar në kokë me sende të forta Admir Okaj, 49 vjeç. Punonjësi i policisë, i cili në momentin e sherrit ka qenë jashtë shërbimit, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën .

Gjatë sherrit, policia deklaron se dyshohet se gjatë sherrit, është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme arma e shërbimit të efektivit, por pa shkaktuar dëmtime.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e 47-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, në lidhje me këtë ngjarje, po kryen veprime edhe AMP, për të zbardhur rrethanat e përdorimit ose jo të armës së zjarrit, si dhe për të përcaktuar nëse shkrepja e armës ka qenë e pavullnetshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA