Sulmet ruse pranë kufirit të saj me Ukrainën, Polonia aktivizon aeroplanët ushtarakë

24/03/2024 08:54

Rusia ka nisur sulmet ajrore në rajonin perëndimor të Ukrainës, Lviv.

Dhe sulmi në Ukrainën perëndimore, me raketa që fluturonin afër Polonisë, i shtyu forcat e armatosura polake të “aktivizonin aeroplanët” për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore pranë kufirit të saj, sipas mediave të huaja.

Forcat e armatosura të Polonisë thanë në X: “Komanda Operacionale e forcave të armatosura po vëzhgon sonte aktivitetet intensive të aviacionit me rreze të gjatë të Federatës Ruse, që kanë të bëjnë me sulmet ajrore dhe raketore ndaj objekteve të vendosura në territorin e Ukrainës”.

“Të gjitha procedurat e nevojshme për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore polake janë nisur dhe DO RSZ po monitoron situatën në mënyrë të vazhdueshme”.

“Ne paralajmërojmë se aeroplanët polakë dhe aleatë janë aktivizuar, gjë që mund të rezultojë në rritje të niveleve të zhurmës, veçanërisht në pjesën juglindore të vendit”.

Kryetari i bashkisë së Lviv, Andriy Sadovyi tha në Telegram se nuk kishte sulme në qytet, por rreth 20 raketa dhe shtatë drone sulmuese synonin “infrastrukturën kritike” në rajonin më të gjerë të Lviv.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA