Rama publikon pamjet e punimeve të portit të ri turistik të Vlorës: Integrim të Shqipërisë në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut

24/03/2024 12:40

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e punimeve të portit të ri turistik të Vlorës këtë të diel.

Ai thekson se me këtë investim Shqipëria do të integrohet në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut.

Kreu i qeverisë thekson se me portin e ri të jahteve do të ketë vende pune të reja, shërbime dhe të ardhura.

“MIRËMËNGJES dhe me Portin e Ri Turistik, i cili do ta pasurojë së shpejti peizazhin e Vlorës së Rilindur edhe me jahtet e shumëmunguara të vizitorëve, duke e integruar më në fund Shqipërinë në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut dhe duke hapur burim të ri domethënës rritjeje të punësimit, shërbimeve, të ardhurave nga ekonomia e detit, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama.

Top Channel