Një tjetër debat në kuzhinë mes Ilnisës dhe Erjolës!
Këtë herë shkak u bënë pulat që po gatuante për drekë Erjola, që sipas Ilnisës duhet të jenë për të gjithë banorët. Debati vijoi më pas me akuza ndaj njëra-tjetrës.
Ilnisa: Dy pula nuk mund t’i bësh për disa banorë, se kur kemi bërë dy pula, i kemi ndarë me të gjithë banorët
Erjola: Edhe ti po bën pite për veten tënde, nuk po të flet kush
Ilnisa: Nuk ka lidhje, po bëhet dreka
Erjola: Më lër të bëj çfarë të dua
Ilnisa: Po bëhet dreka dhe po përdor dy pula
Erjola: Do futesh në debat
Ilnisa: Dy pula i kemi ndarë me të gjitha
Erjola: Gatuaj, merre thikën e tiganin
Ilnisa: Duhet ndarë me të gjithë
Erjola: Vazhdo, bukën mos ma përmend
Ilnisa: Po përjashton ti banorë të tjerë? Dy pula duhet të ndahen me të gjitha
Erjola: Ik o Ilnisa, qërrohu, m’u hiq sysh
Ilnisa: Kështu mund të flasësh, se me njerëzit që rri dhe me xholin si je dhe mënyrën si të pëlqen të përdoresh, patjetër nuk pres ndonjë mençuri
Erjola: Nuk më intimidojnë llafet e tua fare. Shko mbrapa Eglës në pishinë, atë bëj. Qepju si rrodhe nga mbrapa, si majdanozi pas këpucësh
Ilnisa: Nuk je ti personi i duhur, megjithatë të bëftë mirë.
Top Channel