Zgjedhjet në Senegal mbeten ‘në hije’ prej dhunës e vdekjeve në protesta (fotot)

23/03/2024 16:54

Senegali shkon nesër në zgjedhje pas disa javë kaosi e dhunë që po dëmtojnë demokracinë në një prej vendeve që konsiderohej si më i qëndrueshmi në Afrikë.

Analistët thonë se zgjedhjet presidenciale janë një garë e hapur në Senegal, vendi që mori pavarësinë nga Franca më shumë se 60 vjet më parë.

Vota vjen shtatë janë jave pasi presidenti Macky Sall, anuloi papritur zgjedhjet e radhës duke ndezur protesta të gjera që shkaktuan të paktën katër viktima, si dhe duke prishur reputacionin e Senegalit si një nga demokracitë më të mira në Afrikë.

Teksa protestat vijonin megjithë të vdekurit dhe disa qindra të arrestuar, Sall u detyrua të tërhiqej nga vendimi, në atë që kritikët thonë se është një tentativë për të qëndruar në pushtet.

Gara mendohet se do të luftohet mes Amadou Ba, i zgjedhuri nga Sall si zëvendësues i vet, dhe opozitarit Bassirou Diomaye Faye, i liruar nga burgu vetëm disa ditë më parë.

Eksperti vendas Olayinka Ajala, lektor politike në universitetin britanik Beckett në Leeds, beson se Ba do të fitojë pasi ka aparatin shtetëror me vete, edhe pse gara është e hapur.

Ndërsa gazetari Pat Thaker, beson se Faye ka më shumë shanse pasi ka marrë mbështetjen nga figura e vjetër opozitare Ousmane Sonko, gjithashtu i sapoliruar nga burgu dhe i paaftë për të kandiduar.

Shumë presin që zgjedhjet të sjellin fundin e dhunës së javëve të fundit në vend, ndërsa të tjerë thonë se mund të ketë tensione të dielën, veçanërisht nëse fiton Ba, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

Popullsia e re gjigante e Senegalit do të luajë një rol kryesor në zgjedhjen e zëvendësuesit të Sall. Unicef thotë se mosha mesatare në Senegal është 22 vjeç dhe kjo demografi favorizon Faye e Sonko, teksa të rinjtë pasionantë kanë sulmuar shpesh liderët elitarë dhe ish-kolonizuesit francezë.

Shtatë milionë senegalezë votojnë nesër, për 18 kandidatë burra dhe një grua.

Kjo e fundit është 4o- vjeçarja biznesmene Anta Babacar Ngom, që mbështet fushatën e barazisë gjinore.

FOTO GALERI
1/3
Teksa protestat vijonin megjithë të vdekurit dhe disa qindra të arrestuar, Sall u detyrua të tërhiqej nga vendimi, në atë që kritikët thonë se është një tentativë për të qëndruar në pushtet.

Top Channel