Rama me të rinjtë sipërmarrës: Do të ulim tatim fitimin e të ardhurave për ata që kanë paga më të larta si punonjës

23/03/2024 10:21

Në prag të çeljes së sezonit turistik, kryeministri kishte ftuar në Podcastin e tij një grup të rinjsh që shërbejnë në sektorin e agroturizmit, të cilëve iu bëri me dije edhe planin që qeveria ka për ta.

Kryeministri paralajmëroi se nuk do të ketë rritje taksash për këtë sektor.

“Kemi kohë që themi se nuk do të rrisim taksat. Tani kemi një projekt nga qershori do ta materializojmë për të ulur tatim fitimin e të ardhurave për ata që kanë pagat më të larta si punonjës. Por një nga arsyet është se nuk mund t’i vëmë ne më shumë taksa njerëzve, nëse nuk i japim shërbime më të mira. Për këtë nivel shërbimesh sot për sot, ne nuk mund të pretendojmë të vëmë më shumë taksa. Nga ana tjetër taksa të ulëta në raport me cilësinë e gjithçkaje shkojnë bashkë”, tha Rama.

Top Channel