Gjatë debatit me Heidin, opinionistët pyetën Vesën se çfarë ka bërë ajo në lojën e saj.
“The një shprehje që ‘Ne jemi bërë copash për lojën, çfarë ka bërë Heidi’. Po ti moj Vesa çfare ke bërë ti për lojën? Më thuaj dy situata ku je përfshirë që është trajtuar në spektakël”– tha Arbër Hajdari.
“Kam pasur situata me Gracianon, me Ilnisën, ka qenë kazerma që kanë qenë gjithë ata banorë kundër meje. Unë kam krijuar dinamika këtu, duhet thënë këto, kam qenë aktive’-tha në përgjigjen e saj Vesa.
“U mor 3 ditë vetëm me Heidin dhe nxori një anë që mua nuk më pëlqeu fare. Ajo kritikon Heidin që nuk po bën lojë, ku aty të gjitha vajzat nuk është se po bëjnë ndonjë gjë dhe kapen pse ajo po bën romancë. Mua do më kishte pëlqyer që më mirë të kishte kënduar këto 3 ditë se sa të bënte këtë sjellje”- tha Ori Nebijaj.
Top Channel