Asociacioni kusht për në KiE/ Kurti, Osamani dhe Konjufca zotohen se do ta zbatojnë pas anëtarësimit

23/03/2024 19:31

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, nga ndërkombëtarët kërkohet të kushtëzohet edhe me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. 

Raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis deklaroi se Kosova duhet të bëjë hapa përpara në këtë drejtim para takimit të 27 kur Këshilli i Ministrave të merret me raportin.

Të shtunën, krerët e tri institucioneve të Kosovës, Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca kanë nisur një letër në drejtim të Bakojanis ku zotohen se do të zbatojnë të gjitha zotimet pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Pjesë është edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe si pikë që duhet të zbatohet me urgjencë.

Por, nga pushtetit, përkundër këtij kushtëzimi nga ndërkombëtarët thonë që Asociacioni nuk është çështje e veçantë por hyn në kuadër të marrëveshjes bazike.

‘Letra nuk është asgjë më shumë se një formalitet që duhet përmbajtur. Kurse pjesëve të raportit që u referohet letra, nuk janë pjesë, por referencë tek opinioni i raportueses Bakoyanis. Opinioni për Kosovën e përmend megjithatë marrëveshjen bazike në tërësinë e saj. Jo të veçantë të nxjerrë nga aty vetëm neni 7 por domethënë pjesët e raportit i referohen tërësisë së obligimeve që rrjedhin nga marrëveshja bazike. Në të hyn njohja defacto, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare. Barazia sovrane dhe gjithashtu edhe organizata sipas nenit 7″- u shpreh Mimoza Kusari Lila.

Sipas njohësve pengesat për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës janë të mëdha.

Është pritur që të jetë ky kusht, ngaqë lidhet me zotimet ndërkombëtare dhe e dyta lidhet me pozitën e minoriteteve. Fatkeqësisht Kosova nuk po arrin ta përdor themelimin e Asociacionit me mundësinë që ta kapitalizojë në arenën ndërkombëtare“-shprehet Dorajet Imeri, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Përpos kësaj, anëtarësimin e Kosovës e pengon edhe Serbia, pasi presidenti Aleksandar Vuciq deklaroi se nëse anëtarësohet Kosova, shteti që ai e udhëheqë do largohet nga Këshilli i Evropës.

Në përpjekjet për anëtarësim në këtë institucion, Qeveria e Kosovës më 13 mars dha urdhrin ekzekutiv për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për regjistrimin në pronësi të Manastirit të Decanit të 24 hektarëve tokë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA