Roza dhe Meritoni, të cilët kanë pasur debate të vazhdueshme duke përdorur informacione nga jashtë të jetës personale, janë përplasur sot gjatë spektaklit.

Moderatorja pretendon se është lënduar që Meritoni i ka përmendur Sashën (qenin), prandaj e ka sulmuar duke e pyetur sesa kujdeset për djalin.

Roza: Debatin e hapi Meritoni. Unë nuk dua të qasem me Meritonin por duke qenë se jetojmë në një çati duhet të flasim me njëri-tjetrin. Jemi takuar disa herë jashtë, jemi takuar te studioja e Meritonit, jemi takuar në plazh në jug. Kemi shoqëri të përbashkët, kam marrë informacione për secilin këtu. Unë e kam pyetur Meritonin, nuk kam nxjerrë konkluzione

Meritoni: Unë me Rozën informacion kam aq sa më ka treguar dhe sa kam parë në media, jo më shumë. Roza nuk e njeh djalin tem, nuk e din pse unë nuk jam pjesë në familjen time në Austri dhe nuk din asgjë për jetën time.

Roza: Unë personalisht me Meritonin jam munduar të respektoj shoqërinë por ai më ka sulmuar për t’i mbajtur anën Romeoës. Meritoni bashkë me Gazin më kanë prekur te pika e dobët, keni të bëni me Roza Latin që kam vetëm një nënë dhe dy qentë që kam futur në dhe. Meritoni mua më kap te pika e dobët, më ka ardhur dhe vetëm më fliste fjalë që nuk dua t’i përmend për qenin tim, duke shpifur të kam parë me sytë e mi. Ti të më kesh parë mua…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA