Vdekja në burg e liderit të opozitës ruse, BE sanksionon 33 persona

22/03/2024 19:59

Bashkimi Evropian sanksionoi të premten 33 persona në përgjigje të vdekjes misterioze të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny në i cili mbahej i burgosur në një burg në Arktik.

“Vrasja e ngadaltë e Alexei Navalny nga regjimi i Kremlinit është një kujtesë e ashpër e shpërfilljes së tij të plotë për jetën njerëzore”, tha kryediplomati i BE-së, Josep Borrell. “Sanksionet e sotme demonstrojnë vendosmërinë tonë për të mbajtur përgjegjësinë e udhëheqjes politike dhe autoriteteve ruse për shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Rusi”.

Personat e sanksionuar përfshijnë zyrtarë rusë nga sistemi gjyqësor dhe ai i burgut. Si rezultat i sanksioneve, pasuritë që këto persona mund të kenë në vendet e BE-së do të konfiskohen dhe do t’u ndalohet hyrja.

Dy subjektet e sanksionuara janë burgjet ku Navalny u mbajt në paraburgim për vite pasi u kthye në Rusi në vitin 2021.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA