U miratua dje në Kuvend, ja kur pritet të mblidhet Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi

22/03/2024 17:32

Pasi Kuvendi miratoi ditën e djeshme (21 mars) ngritjen e 2 komisioneve hetimore të kërkuara nga Rithemelimi, të hënën (25 mars) në orën 11:00 pritet të mbahet mbledhja e parë e Komisionit Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi.

Njoftimi për mbledhjen që do të zhvillohet në kryesinë e Kuvendit, është dhënë nga deputetja Albana Vokshi e cila do të jetë kryetarja e komisionit hetimor që do të përbëhet nga 15 anëtarë, 7 prej tyre të Rithemelimit, ndërsa 8 të Partisë Socialiste.

Dje Kuvendi miratoi komisionin hetimor për 2 koncesionet në shëndetësi me 95 vota pro dhe një abstenim nga deputeti Erion Braçe. Ndërsa komisioni për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS u miratua me 96 vota pro dhe një abstenim nga deputeti i PS, Petro Koçi.

Top Channel