Qyteza piktoreske franceze që prej dhjetë vitesh qeveriset vetëm nga e djathta ekstreme (fotot)

22/03/2024 19:17

Më 23 mars 2014, kandidati partisë së djathtë Frontit Kombëtar, Steeve Briois u zgjodh kryebashkiak i qytezës së vjetër piktoreske Hénin-Beaumont, ku ma parë qeverisja e të majtës ishte njollosur nga një seri skandalesh korrupsioni, thuhet në reportazhin e rrjetit AFP.

Tashmë pas dhjetë vjetësh, ai thotë se ka kthyer qytetin në ‘një shembull të menaxhimit të mirë’ ndërsa kundërshtarët e tij thonë se “marrin presione e ngacmime” nga kryebashkiaku.

Kur ai fitoi ish-qytetin minerar të sapo de-industrializuar, tha se nuk merrte udhëzime nga Marine Le Pen, ashtu siç pretendon dhe tani.

Nga zyra e tij në bashki ai vlerëson “reduktimin e taksave lokale”, “punimet e rinovimit”, “eventet festive” dhe ngritjen e sistemit “të mbrojtjes e suvejimit video”, me më shumë se 100 kamera.

“Ketu nuk është nevoja të politizohet jeta e përditshme e njerëzve, por të demonstrohet se të zgjedhurit e partisë tonë mund të menaxhojnë një qytet”, thotë kryebashkiaku, aktivist i partisë së Jean-Marie Le Pen që kur ishte 16 vjeç.

Prej ardhjes në post Steeve Briois realizoi iniciativat e tij të largimit të Ligës së të Drejtave të Njeriut e refuzimit të emigrantëve, teksa një iniciativë për të ndaluar lypjen në rrugë u refuzua nga gjykata.

Hénin-Beaumont kthehet në një përfaqësim strategjik për deputeten e zonës Marine Le Pen, që po kultivon imazhin e “afërisë me popullin”, thotë eksperti vendas Pierre Mathiot.

Rezidentja 65 vjecare Marie-José, e cila votoi për të në 2014, tha: “Të tjerët shikonin vetëm botën e tyre të vogël borgjeze”.

Edhe të tjerë të intervistuar thonë se kryebashkiaku i njeh problemet e rezidentëve, apo se janë të kënaqur me rregullin e pastërtinë e qytetit.

Megjithse për shumicën e banorëve “ngjyra politike e kryebashkiakut nuk ka rëndësi”, ka dhe nga ata që ankohen si zoti Tondelier, që thotë se “në maskën e tyre të buzëqeshjes, zyrtarët e Frontit Kombëtarë janë agresivë”.

Katër përfaqësues opozitarë të këshillit bashkiak janë ankuar në prefekturë në nëntor për parregullsi, duke pretenduar se Briois i shkëput mikrofonët në mbledhje dhe ndalonte shprehje të opinioneve opozitare.

“Gjithmonë në bashkitë e Frontit hapësira e shprehjes është e reduktuar për kundërshtarët dhe kontrolli i komunikimit është i ashpër, shton analisti vendas Jean-Yves Camus, për rrjetin AFP.

FOTO GALERI
1/5
Më 23 mars 2014, kandidati partisë së djathtë Frontit Kombëtar, Steeve Briois u zgjodh kryebashkiak i qytezës së vjetër piktoreske Hénin-Beaumont

Top Channel