Kapri e Shehaj iu afruan te tavolina në Kuvend, Rama nxjerr videon: Dy ballistë në një portë, dale, dale; njëri korb e tjetri sorrë 18/06 23:54
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të 24-vjeçari në Lezhë, i cili u kap me dy mina telekomandë të cilat që i kishte fshehur në trup.
Balla ka përgëzuar efektivët, ndërsa shton se elementët kriminalë duhet të goditen nga policia ditë e natë.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
Parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit. Përgëzime Policisë së Shtetit Lezhë për ndalimin në kohë të një personi të përfshirë në trafik të lëndëve/pajisjeve shpërthyese. Elementët/grupet kriminale duhen ndjekur nga Policia e Shtetit këmba këmbës, ditë natë!
Top Channel