“SPAK, organizatë e partisë”, Berisha sulmon Prokurorin e Posaçme, akuza Ramës: A ka mungesë legjitimiteti më të madh se mos i heqësh imunitetin Ballukut?! 19/10 10:42
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook për vdekjen e Jorgo Papingjit.
“Lamtumirë maestro Jorgo Papingji, autori i teksteve të dashurisë në koleksionin e këngëve më të kënduara shqiptare. U prehsh ne paqe”, shkruan Rama.
Poeti i njohur Jorgo Papingji ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.
Ai ka lindur në Vlorë më 10 qershor të vitit 1942 dhe është autor e poet shqiptar, i njohur për këngët e tij të shumta.
Artisti ka shkruar 5 këngë fituese në “Festivali i Këngës”, njëri prej të cilave ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian i Këngës në vitin 2014. Jorgo Papingi mban titullin “Mjeshtri i Madh”.
Top Channel