1 në 4 fëmijë në Shqipëri kanë probleme me dhëmbët. Kjo për shkak të kujdesit të ulët të shëndetit oral.
Të vegjël dhe të rritur, kujtohen të shkojmë tek dentisti vetëm kanë dhimbje dhe harrojmë kontrollet rutinë. 84% e fëmijëve 5 vjeçarë kanë nevojë për ndërhyrje dentare
“Në një studim të bërë tek fëmijët jemi 5-vjeçare dhe 12-vjeçare shifrat nuk janë mirë. Pasi jemi shumë mbrapa jo vetëm vendeve të zhvilluara por edhe vendeve të rajonit”- shprehet Etleva Dobroniku,– presidente e shoqatës se stomatologëve.
Kujdesi për dhëmbët duhet fillojë që në shtatzëni dhe pasi lind foshnja, 6 muaj pas dhëmbit të parë duhet bërë kontrolli tek dentisti. Një infeksion në dhëmb mund të shkaktojë edhe patologji të tjera.
“Ka një florë të pasur bakteriologjikë e cila shpërndahet në sistemin kardiak , atë respirator dhe gastrointestinal”-shton Dobroniku.
Mjekët stomatologë rekomandojnë që dhëmbët duhen larë pas çdo vakti por minimumi dy herë në ditë. Ndërkohë që furça e dhëmbëve duhet ndërruar çdo tre muaj.
Top Channel