Takimi me qytetarët në Has, Salianji: Opozita shpëtoi nga kapja, jemi të bashkuar dhe të vendosur

21/03/2024 17:09

Deputeti Ervin Salianji, gjatë takimit me qytetarët në Has tha se edhe pse qeveria tentoi të merrte nën kontroll Partinë Demokratike, opozita ka shpëtuar dhe sot është e bashkuar.

Fjala e deputetit Salianji në Has:

“Shqipëria është në ditë të vështirë, teksa po hyjmë në vitin e fundit të mandatit të tretë të Edi Rames. Ju jeni njerëz politike dhe e njihni mirë realitetin. Sidomos e keni shumë të qarte diferencën mes asaj që ju vjen ne vesh nga propaganda agresive e qeverise, si arritje e madhe, si sukses e parajsë, dhe asaj qe shihni e jetoni.

Ju mund të dëgjoni se Shqipëria u rrit shumë në skenën e madhe ndërkombëtare, po shihni se braktisja e qytetareve në nevojat bazike, aty ku pensionisti, fermeri, studenti, profesionisti i ri ka nevoje të ketë në krah ndihmën qe politika dhe ekzekutivi ofron, është evidente.

Kemi një qeveri që i ka lenë njerëzit të mbijetojnë në fatin e tyre, pasi 24 orë është e fokusuar vetëm në projekte e plane që sa i gervish pak del se janë afera përfitimi. Dhe kane krijuar një klime mbytëse, një ide fataliste se kështu janë punët, nuk ke çfarë i bën.

Dhe me keq, s’ke ku ankohesh, s’ke ku apelon. Se ne çdo drejtim, do gjesh një dore te zgjatur të Edi Ramës. Dhe kjo deri diku qëndron. Ai e ka mbyllur sistemin, me gjithë pushtetet nen sqetull, e vete qëndron ne krye. Kishte një plan edhe me ogurzi. Por nuk i eci. Vetëm tek opozita dështoi. Bëri çdo përpjekje prej vitesh për ta bere edhe Partine Demokratike një nga ingranazhet e mekanizmit që ka nen kontroll.

Donte ta kishte departament të establishmentit. Luftoi shume për këtë e solli jo pak dëme. Ne shpenzuam kohe e energji në një beteje mes vedi. Por, ja ku jemi sot. Opozita shpëtoi nga kapja, jemi të bashkuar, dhe jemi te vendosur, me pasion e te palëkundur. Unë e kam bindje se meritën e madhe në ketë arritje aspak te vogël e kane demokratet, qendrestarët, ata që kanë përfituar gjithnjë me pak ose te fundit, e që kane vuajtur më shumë.

Demokratet këtu ne Has e kudo ne Shqipëri, u bene guida jone, na treguan se cila ishte rruga. Dhe nuk ishte tjeter, vetem ajo që të linim ndasitë e të bëhemi bashke. Nuk shpëtuam vetëm nderin tonë, por ruajtëm nga copëtimi e nga shuraja një aset të madh publik, që është Opozita.  Imagjinoni që në këtë situate ku është vendi, të kishim një PD që kordinohej nga qeveria. Dhe ju e patë se projekti ishte, dhe ishte vënë në jetë.

Ne nuk e lejuam, ju ne radhë të parë nuk e lejuat. Por të dashur miq, ky është vetëm një hap në këtë marrëzi të madhe 11 vjeçare që luhet me vendin e të ardhmen tonë. Nuk kemi asnjë ditë për të humbur, apo për të kaluar në eufori boshe. Koha është për të bërë tanimë hapin tjetër cilësor, më të rëndësishëm ndoshta.

Të tregojmë se jemi alternativa e Shqipërisë në vitin 2025. Mes shume sfidave qe kalon vendi, të dëshmojmë se jemi zgjidhja. Mes skepticizmit dhe humbjes së besimit tek politika, të provojmë se tek ne mund të besohet. Me korrupsionit të instaluar si normë, si kulture qeverisëse, të manifestojmë integritet e ndershmëri. Është një sprove jo e vogël, po ne mund dhe ne duhet t’ja dalim. Me sakrificë, me vendosjen e interesit të madh para kalkulimeve tona, me përkushtim të perditshëm dhe ne kontakt të ngushtë me njerëzit. Asgjë nuk është e pamundur’-tha ndër të tjera Salianji.

Top Channel