Rusia akuzon Komitetin Olimpik për ‘racizëm e neo-nazizëm’ pas kufizimeve ndaj atletëve të saj (fotot)

21/03/2024 19:34

Ministria e jashtme ruse akuzonte dje komitetin ndërkombëtar të Lojrave Olimpike për “racizëm” e “neonazizëm” pas vendosjes së ‘kufizimeve të neutralitetit’ për atletët rusë, si dhe ata që merrnin pjesë në olimpiadën “Lojrat e Miqësisë” të organizuara nga Kremlini.

Një ditë më parë komiteti ndaloi pjesmarrjen e atletëve rusë në ceremoninë e hapjes së Lojrave të Parisit 2024 dhe kritikonte Moskën për organizimin e kompeticionit të vet rival.

“Këto vendime demonstrate se sa është larguar Komiteti nga parimet e tij të deklaruara, duke rënë gjithnjë e më thellë në racizëm e neo-nazizëm”, tha në një deklaratë zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova.

Komiteti njoftoi të martën se atletët rusë e bjellorusë duhet të konkurrojnë me flamur neutral në olimpiadën Paris 2024, dhe nuk mund të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes më 26 korrik në kryeqytetin francez.

Qeveria ruse gjithashtu akuzon Komitetin se është përpjekur të intimidojë atletët që marrin pjesë në lojrat ruse, teksa drejtori James Macleod, tha se “nuk mund të përjashtohen sanksionet” ndaj tyre.

Reagimi i Moskës vjen pas ashpërsimit të toneve të Komitetit për mbajtjen e kompeticionit rival nga Rusia, për të cilin tha se “ka motive politike”.

Aktualisht Rusia nuk ka thënë se do të bojkotojë Olimpiadën e Parisit por dhe nuk ka marrë vendimin për të marrë pjesë. Dhe Komiteti kujtonte gjithashtu Russia’s “mungesën totale të respektit nga Rusia për rregullat anti-doping” në të kaluarën, duke iu referuar skandalit të pezullimeve në 2014.

FOTO GALERI
1/3
Reagimi i Moskës vjen pas ashpërsimit të toneve të Komitetit për mbajtjen e kompeticionit rival nga Rusia

Top Channel