FOTOT/ Rikthimi i normalitetit në Kuvend, Majko i shkon Gjekmarkajt te karrigia, Basha i kërkon Tabakut t’i hapë rrugën. Çfarë nuk u kap nga kamerat

21/03/2024 13:30

Pas më shumë se pesë muajsh, Parlamenti iu rikthye sot normalitetit me diskutimet e gjata, pa flakadanë, karrige të kthyera përmbys dhe zhurmues.

LSA ka fiksuar disa momente të këtij normaliteti, ku ish-kryeministri Pandeli Majko shkon të bisedojë me Agron Gjekmarkajn, ndërsa Ervin Salianji me Klotilda Bushkën.

Më i palumturi i këtij normaliteti duket të jetë kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili përpos faktit që u përjashtua nga seanca, i duhet ti kërkojë Jorida Tabakut të spostojë karrigen e saj, sa herë që ai do të lëvizë për shkak se vendet e tyre janë në krah të njeri-tjetrit.

FOTO GALERI
22/45

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA