Nipi i kongresmenit amerikan qëllon për vdekje të atin pas konfliktit në shtëpi (fotot)

21/03/2024 21:48

Nipi 27 vjeçar i kongresmenit demorkat Dan Kildee të shtetit të Michigan në SHBA, është arrestuar sot teksa ishte i shtruar në spital, për vrasjen e babait të tij gjatë një përleshjeje në shtëpi.

Timothy J. Kildee, është akuzuar se ka qëlluar për vdekje të atin Timothy E. Kildee, gjatë një konflikti të dhunshëm mes të dyve, dhe më pas i riu Timothy ishte larguar nga vendngjarja.

Më pas ai kishte përplasur makinën e tij në një kryqëzim dhe ishte dërguar në spital prej plagëve.

Pas arrestimit për vrasjen e dy ditëve më parë, ai u paraqit sot në gjyq në një lidhje direkte video nga krevati i spitalit, i fashuar dhe me qafën në allçi.

Pas prezantitim të akuzave Kildee tha për gjykatën: “Shumicën e këtyre nuk i kam bërë”.

Ende nuk dihen motivet e aktit barbar të të riut dhe avokatët nuk kanë folur për gjendjen e tij mendore.

Mediat thonin se ai dukej ‘konfuz’ në paraqitjen nga burgu në gjykatë, teksa në sallë ishte dhe xhaxhai tij kongresmen.

Kongresmeni Kildee, 65 vjeçar është në post prej vitit 2013.

Edhe viktima Dale Kildee ka qenë dikur në Kongres ndërsa i riu Kildee kishte qenë dikur i zgjedhuri më i ri teksa në moshën 18 vjecare kur nisi të shërbente në këshillin e arsimit të qytezës Flint.

57 vjeçari Timothy Kildee u qëllua për vdekje nga i biri në shtëpi në qytezën Vienna në veri të Flint.

Sherifi Chris Swanson tha se i dyshuari 27-vjeçar kishte vjedhur makinën e viktimës dhe më pas ishte përplasur.

“Familja jonë është në zi,” tha kongersmeni Dan Kildee. “Nuk ka fjalë të përshkruash dhimbjen e humbjes së vëllait, veçanërisht në rrethana kaq tragjike”.

Sherifi Swanson tha se autoritetet ishin thirrur në adresë për një konflikt familjar natën e të martës.

“Konflikti familjar nuk kishte të bënte me viktimën, por i dyshuari ishte aty, bashkë me një tjetër anëtar të familjes. Kishte ndodhur një konfrontim dhe një armë ishte në banesë”.

Disa media thonin se i dyshuari ishte larguar më pas në këmbë por ishte takuar me ish-gruan e të atit e cila kishte ofruar ta çonte përsëri në shtëpi me makinë.

Policia tha se hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë.

FOTO GALERI
1/5
Timothy Kildee, 57 vjec, majtas, u qellua per vdekje nga i biri (djathtas)

Top Channel