Nëse Bashkimi Europian përdor përfitimet nga asetet e ngrira ruse për të blerë armë për Ukrainën, ne do të marrim masa shpaguese në përputhje me interesat tona dhe do të përdorim të gjitha mekanizmat e mundshëm ligjorë: Kërcënimi i zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, erdhi pas njoftimeve që treguan se kjo çështje do të diskutohet në takimin e liderëve të BE-së në Bruksel.

Natyrisht, ne do të përdorim të gjithë mekanizmat e mundshëm ligjorë, ato që i kemi në dispozicion tani, dhe të gjitha ato që do t’i kemi në dispozicion në të ardhmen. Bazuar në parimin e reciprocitetit, ne do të hakmerremi për këtë, por do të zgjedhim metoda të ndryshme në përputhje me interesat tona“-është shprehur Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.

Zyrtarët e Perëndimit kanë paralajmëruar konfiskimin e aseteve të ngrira financiare të Rusisë, në vlerë rreth 300-350 miliardë dollarëve, për të mbështetur me to Ukrainën e përballur me një situatë të vështirë aktualisht në terren.

Pothuajse shumica e gati 210 miliardë eurove të rezervave ruse të bllokuara në Bashkimin Europian- sidomos letra me vlerë dhe lloje të tjera garancish në të cilat kishte investuar Banka Qendrore e Rusisë – po mbahen në depozituesin Euroclear në Bruksel.

Top Channel