Ekskluzive/ Lirohet Ibrahim Lici! U arrestua në Turqi me kërkesë të Shqipërisë, por gjykata e lë të lirë, Top Channel zbardh detajet

21/03/2024 14:32

Drejtësia për vrasjen e Endri Mustafës duket se ende nuk do të vijë, pasi autori i dyshuar i kësaj vrasjeje, Ibrahim Lici, ka fituar lirinë nga autoritetet turke pas gati 1 muaj e gjysme qëndrimi në qeli.

Ai u arrestua më 13 shkurt në një lagje të Stambollit pas shkëmbimit të informacionit mes policisë shqiptare dhe asaj turke.

Në momentin e arrestimit Licit iu sekuestrua edhe një armë zjarri si edhe dokumente të falsifikuara belge.
Por, pavarësisht këtyre dy veprave penale të kryera në Turqi dhe veprave të rënda penale për të cilat dyshohet në Shqipëri, për të cilat autoritetet shqiptare kanë përcjellë drejt Turqisë një dosje voluminoze me qëllim ekstradimin e tij drejt vendin tonë, ai sërish është lënë i lirë.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson ekskluzivisht se në një seance të mbajtur dy ditë më parë në Stamboll gjykata turke ka vendosur lirimin nga qelia të Ibrahim Licit dhe masën shtrënguese ndaj tij për të mos dalë nga territori turk deri në përfundim të hetimeve ndaj tij.

Për gjithë këtë proces pala shqiptare nuk ka marrë asnjë informacion pavarësisht se procedurat e ekstradimit kishin nisur.

Aktualisht Shqipëria ka marrëveshje ekstradimi me vetëm 5 shtete SHBA, Angli, Itali, Spanjë dhe Kosovë ndërsa në rastet e tjera përfshin këtu edhe Turqinë vepron sipas ligjit për marrëveshjet juridiksionale me autoritetet e huaja për çështjet penale.

Ibrahim Lici është një nga më të kërkuarit e policisë shqiptare, i cili akuzohet për një mori vrasjesh përmes atentateve në Shkodër. Më e fundit ishte ajo e Endri Mustafës në vitin 2021 në zonën e Livadheve në Shkodër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA