Dorëhiqet presidenti aziatik pas vetëm një viti në detyrë, prej akuzës së ‘gabimeve partiake’ (fotot)

21/03/2024 16:37

Vo Van Thuong raportohet se ka dhënë dorëheqjen pas vetëm një viti si president i Vietnamit.

Partia komuniste në pushtet njoftonte dje se presidenti “ka thyer rregullat politike” dhe kjo ka prekur reputacionin e tij.

Vietnami karakterizohet si vend “me stabilitet” që sigurohet me regjimin rigoroz komunist të partisë dhe kjo është hera e dytë që një president deryrohet të dorëhiqet brenda një viti në detyrë.

53 vjeçari Vo Van Thuong, ishte personi më i ri që mbante këtë pozicion, dhe tani u bë dhe presidenti me mandatin më të shkurtër.

Pararendësi i tij Nguyen Xuan Phuc dha dorëheqjen vitin e kaluar pas dy vitesh në detyrë, teksa të dy kishin akuza lidhjeje me skandale korrupsioni.

Shpjegimet e dhëna nga qeveria nuk tregonin shumë për arsyet e masës, duke thënë vetëm se presidenti Thuong “shkeli rregullat dhe se mangësitë e tij prekën opinionin publik dhe dëmtuan reputacionin e partisë, shtetit deh atij vetë”.

Mediat thanë se ai është përfshirë në akuza rryshfeti të bëra ndaj disa zyrtarëve në lihdje me pronat e biznese në Quang Ngai, ku ai ka qenë më parë kryetar i partisë.

Në Vietnamin komunist postet më të larta qeveritare renditen nga lart poshtë presidenti, kryeministri, sekretari i përgjithshëm i partisë dhe parlamenti.

Por posti i presidentit është kryesisht ceremonial dhe konsiderohet si një prag për t’u bërë më pas sekretar i përgjithshëm i partisë komuniste.

“Duket se kemi të bëjmë me një skandal të 12 viteve më parë” tha eksperti britanik Carl Thayer, për BBC, duke shtuar se largimi i tij hap garën dhe luftën e brendshme për të zënë vendin.

Largimi presidentit koinçidon me gjyqin e zhurmshëm në vend të ndërtuesit të njohur vendas Ho Chi Minh akuzuar për mashtrime të mëdha financiare.

FOTO GALERI
1/3
Partia komuniste në pushtet njoftonte dje se presidenti “ka thyer rregullat politike” dhe kjo ka prekur reputacionin e tij.

Top Channel