“Zhdukje Mafioze” në Inside Story/ Zbulohet dëshmia, çfarë i trembej Koçolja para zhdukjes

20/03/2024 21:58

Kjo është toka për të cilën mendohet se ka patur një konflikt. Leonard Theodhori dhe Niku Beduli thuhet kanë marrë paradhënie për këtë tokë.

Ndërkohë që nëna e Leonardit nuk e beson deklarimin e Bedulit se ishte tërhequr nga pazari i kësaj toke.

“Thoshte që unë e kish parë Leonardin që kishet marrë një tokë edhe u tërhoqa, u tremba. Ai shiste drogë si trembej ai? Edhe fëmijëve në shkollë ju shiste si trembej ai?”, u shpreh Evanthi Theodhori, nëna e Leonard Theodhorit

‘Takuam atë djalin që na thanë që ka qenë natën e fundit me të. E takuam atë dhe na tregoi që nata e fundit për ta ka në një natë ankthi që Koçolja i frikësuar shikonte shpesh nga rruga dhe Miri shpesh herë e pyeste çfarë shikon? Kaloi një makinë po mos i shiko ata, një ankth I madh…bëhej fjalë për një tokë të blerë nga një person i zonës aty dhe ky person ka marrë kapar një shifër prej 20 mijë euro ka marrë dhe një shifër të dytë prej 8 mijë euro për nivelimin e vendit dhe po prisnin të shkonin te një noter për të bërë kalimin e pronësisë nga emri Kocoles në krahun tjetër thuhet që siç u mor vesh më vonë ajo tokë ka qenë pa letra”, u shpreh Altin Gjini, shoku i Fatmir Krasniqi

Grupi hetimor ka kryer verifikime të imtësishme lidhur me disa vrasje të kryera në të shkuarën. Ngjarjet mendohet që e kanë zanafillën në Sarandë, te trafiku i drogës që vinte prej këtij qyteti.

Top Channel