“Zhdukje Mafioze” në Inside Story/ Nëna e Theodhorit: Ja personi që i jepte drogë para se të zhdukej

20/03/2024 21:47

Leonard Theodhori, në atë kohë 18 vjeç, thuhet se nuk ishte i përfshirë direkt në ngjarje. Ai nuk u dënua kurrë për masakrën e Qafë Gjashtës.

Por një tjetër ngjarje do ta sillte emrin e tij në vëmendjen e policisë. Në vitin 2003 ai ishte i pranishëm në makinën që drejtohej nga Andrea Gjini, para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. Po në vitin 2003, ai u arrestua për “moskallëzim krimi” për një tjetër ngjarje të kryer nga Andrea Gjini.

Më pas Koçolja u arrestua me akuzat për vjedhje dhe mashtrim. Theodhori ka qenë i akuzuar edhe për trafik të lëndëve narkotike. Në të njëjtën kohë Leonard Theodhori trajtohej me medikamente për shkak të varësisë që kishte nga lëndët narkotike. Nëna e Leonardit tregon se ai shoqërohej gjatë gjithë kohës me një person që sipas saj i jepte edhe drogën që konsumonte.

“I thash e përpunon drogën vetë dhe i jep skupidhja djalit tim, këtë i thashë. Përse djalin tim e zhdukën fare nga faqja e dheut përse?Niko Beduli, po ti them ti dëgjojnë të gjithë, me drogë po s’ëshët vetëm ai të gjithë merren e pinë edhe femrat në Sarandë. Le të vijnë e të më vrasin, që të kaloj unë e të më kërcënojnë të tjerët e të më thonë ku do ta gjesh djalin tani…”, u shpreh Evanthi Theodhori, nëna e Leonard Theodhorit.

Edhe Fatmir Sulovari alias Krasniqi, ishte i njohur për policinë. Ai ishte dënuar për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të lehëtë me dashje. Por përballja e fundit e tij me drejtësinë do të ishte në prill të vitit 2022. Gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij në Lushnjë, policia gjeti sasi të lëndës canabis sativa të ndarë në doza, gati për shitje.

Leonard Thodhori, në atë kohë 18 vjeç, thuhet se nuk ishte i përfshirë direkt në ngjarje. Ai nuk u dënua kurrë për masakrën e Qafë Gjashtës. Por një tjetër ngjarje do ta sillte emrin e tij në vëmendjen e policisë. Në vitin 2003 ai ishte i pranishëm në makinën që drejtohej nga Andrea Gjini, para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. Po në vitin 2003, ai u arrestua për “moskallëzim krimi” për një tjetër ngjarje të kryer nga Andrea Gjini.

Më pas Koçolja u arrestua me akuzat për vjedhje dhe mashtrim. Theodhori ka qënë i akuzuar edhe për trafik të lëndëve narkotike. Në të njëjtën kohë Leonard Theodhori trajtohej me medikamente për shkak të varësisë që kishte nga lëndët narkotike. Nëna e Leonardit tregon se ai shoqërohej gjatë gjithë kohës me një person që sipas saj i jepte edhe drogën që konsumonte.

“I thash e përpunon drogën vetë dhe I jep skupidhja djalit tim, këtë I thashë. Përse djalin tim e zhdukën fare nga faqja e dheut përse?
Niko Beduli, po ti them ti dëgjojnë të gjithë, me drogë po sëshët vetëm ai të gjithë merren e pinë edhe femrat në Sarandë. Le të vijnë e të më vrasin, që të kaloj unë e të më kërcënojnë të tjerët e të më thonë ku do ta gjesh djalin tani…“, u shpreh Evanthi Theodhori, nëna e Leonard Theodhorit.

Edhe Fatmir Sulovari alias Krasniqi, ishte i njohur për policinë. Ai ishte dënuar për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të lehëtë me dashje. Por përballja e fundit e tij me drejtësinë do të ishte në prill të vitit 2022. Gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij në Lushnjë, policia gjeti sasi të lëndës canabis sativa të ndarë në doza, gati për shitje.

Top Channel