“Zhdukje Mafioze” në Inside Story/ “Na e prishën diskon në bregdet”, ortaku i Krasniqit: Ai e përjetoi…

20/03/2024 21:43

Krasniqi ishte mjaft i njohur në zonë pasi prej vitesh kishte investuar në një biznes të rëndësishëm.

Miku i ngushtë i Fatmirit tregon për diskon “El Dorado” që kanë pasur në Ksamil. Sipas tij, kjo disko u ndërtua me leje nga kryetari i komunës dhe më pas u prish për ti hapur rrugën një investitori strategjik.

“Fatmiri në realitet është Fatmir Krasniqi. Ne jemi njour bashkë nga vitet 2003 dhe kemi ndërtuar bashkë një disko në Ksamil. Ne kishim marrë një leje nga komuna e Ksamilit, atëhere ka qënë kryetar Vesel Koçiu na tha që do të ndërtoni por me dru dhe hekur dhe kështu u zbatua. Kemi qënë taksapagues që nga 2006. Pas një viti disko vujati nga fenomeni që nuk lejohej muzika pas orës 12 të natës këto masa ishin ndëshkuese për ne. Ishte një investim që i kapërceu mbi 1 milionë euro. Për këtë kërkuam ndihmë e familjarëve tanë në disa banka kërkuam. Kjo disko zgjati për 17 vjet në 2007 kaloi për legalizim ka ardhur INUK disa herë po nuk ka mundur ta prish se ishet në proces legalizimi. Para një viti erdhi një urdhër që duhet at prishni dhe u prish“, u shpreh Altin Gjini, shoku i Fatmir Krasniqit.

Fatmiri nuk e priti mirë prishjen e biznesit të tij. Kjo i ka ndikuar shumë në gjendjen emocionale dhe e ka shtyrë drejt alkolit. Sipas dëshmisë së mikut të tij, Krasniqi kishte disa borxhe që me mbylljen e biznesit, e kishte të vështirë ti shlyente. Nuk dihet nëse borxhet mund të kenë qenë një prej pistave të hetimit.

“Aty shoku im kaloi në një mërzi shumë të madhe në një dëshpërim dhe ju kthye pak alkolit meraku për të ishte i madh për të se përgjegjësia, borxhet ishin mbi të. Ndonjëherë humbiste dhe vigjilencën, ndonjëherë mërzinë e nxirrte dhe diku, kërkonte aleanca me njerëz. Shkonte interesohej shpesh se na thanë që do bëhej një shpronsim i investimit që keni bërë. Aty ishte Koçolja dhe këta të zonës që ndonjëherë flinte tek ta”, u shpreh Altin Gjini, shoku i Fatmir Krasniqi.

Top Channel