“Zhdukje Mafioze” në Inside Story/ Konflikt për tokën?! Çfarë thotë miku i Krasniqit dhe nëna e Koçoles

20/03/2024 21:32

Skenarë të ndryshëm intrigues, janë hedhur për fatin e Koçoles dhe Sulovarit.

Pista e parë ishte ajo e konfliktit pas shitjes së një sipërfaqe toke disa herë. Pista tjetër lidhet me atë të trafikut të lëndve narkotike dhe të pazarve të prishura. Këtu, nuk përjashtohet eliminimi i tyre pas informacioneve që mund të kenë në një serial krimesh mes grupeve. Dikush, donte tu mbyllte gojën përfundimisht, pa lënë asnjë gjurmë.

Kjo që jeni duke parë është një parcel toke në fshatin Çukë të Sarandës. Toka është përvetësuar nga Leonard Theodhori dhe Niku Beduli të cilët kanë bërë pazare për shitjen e saj. Supozohet se një blerës ju ka dhënë një shumë të caktuar parash prej 20 mijë euro. Por sipas deklarimeve të nënës së “Koçoles” ajo nuk e di se kush i ka marrë këto para pasi djali i saj nuk ka marrë asgjë.

“Asnjë lekë nuk mori, do vemi ta shikosh atë tokën. Me Niko Bedulin nga Saranda shok i ngushtë me atë…”, u shpreh Evanthi Theodhori

“Atje s’kisha tok fare unë e kishin të tjerët, e di të kujt janë ato tokat janë të pyjores që mblidhnim ne dafinë dhe e thanim atje. Dhe i kanë marrë këta gangsterët e Cukës të gjitha, e ja hodhën djalit tim“, u shpreh Evanthi Theodhori, nëna e Lonard Theodhorit.

Top Channel