Inside Story/ Luftë që nuk kursen askënd, tritol grave të të fortëve të Vlorës dhe zhdukje mafioze…
Ka disa fije që lidhen me të njëjtin personazh për një seri vrasjesh mafioze dhe zhdukjen e dy personave, por ende mungojnë provat e mjaftueshme për të dalë në konkluzione.
Ai që është përmendur shpesh si i dyshuar si emërues i përbashkët i ngjarjeve është shtetasi Ledjan Alushaj. Një personazh ky që del si i dyshuar për implikim në vrasjen e Aleksandër Sadikajt.
Ekzekutimi i këtij të fundit u bë më 11 qershor të vitit 2022 tek rrethrrotullimi, në dalje të Tiranës me drejtim Elbasanin. Shpërthimi i një sasie të madhe eksplozivi të montuar në makinën e tij, i mori jetën në vend të riut.
“Para një viti e gjysëm ma kanë vrarë djalin kanë vënë eksploziv tek makina.Kemi fakte kemi argumentat kemi dëshmitarë që dëshmojnë për këto. Kemi shkuar dhe në polici dhe kemi deklaruar që na e ka vrarë shoku i tij i ngushtë që hante dhe pinte këtu me të Ledjon Alushaj”, u shpreh Silvana Sadikaj, nëna e Aleksandër Sadikaj.
Në këtë rrëfim nëna e Sadikaj tregon se si ekzekutorët e të birit kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore. Një kamuflim perfekt i krimit të organizuar që e kemi parë rëndom. Kjo, doli zbuluar edhe në dosjen e famshme “Metamorfoza”, ku organizatorët merrnin pjesë edhe në ceremoninë mortore të viktimës për të shuar dyshimet.
Top Channel