Vrasja e Ardian Nikulajt/ Lihet në burg Saraiva, avokati: Nuk ka prova të mjaftueshme, do të apelojmë vendimin

20/03/2024 11:14

Portugezi Ruben Saraiva, i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, doli sot para gjykatës së Lezhës, ku iu komunikua sërish masa arrest me burg.

Avokati Kujtim Cakrani hodhi akuza ndaj Prokurorisë dhe Policisë së Lezhës. Sipas tij, ka qenë dëshmia e një zonje, e cila është marrë parasysh nga grupi hetimor dhe kjo është e vetmja prove nga prokuroria. Ndërsa motori, pretendon ai, është gjendur disa ditë pas ngjarjes nuk ka lidhje me Saraivën.

Cakrani tha se vendimin do ta apelojnë në Gjykatën e Apelit.

Edhe në dy seancat e para të zhvilluara gjatë këtij muaji, Saraiva ka kërkuar lehtësim mase, pasi sipas tij nuk është i implikuar në vrasjen e Ardian Nikula.

Nga provat e mbledhura deri më tani nga prokuroria e Lezhës, rezulton se Ruben Ribeiro Saraiva ishte ekzekutori Ardian Nikulajt. Pamjet e gjakftohtësisë së ekzekutimit të mirë-organizuar u publikuan edhe në shumë media në botë.

Ndaj tij rëndojnë akuzat “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”.

Për këtë vrasje në Angli janë arrestuar dhe ndodhen në proces ekstradimi edhe pjesa tjetër e grupit, një shqiptarë dhe katër anglez, që vëzhgonte viktimën dhe ia kalonte informacionet vrasësit Ruben Ribeiro Saraiva.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA