VIDEO/ Momenti kur policët zgjojnë një çift amerikan të dehur në plazh! Fëmijët e tyre nuk janë askund

20/03/2024 13:16

Një burrë dhe një grua nga Gjeorgjia akuzohen se kanë lënë pas dore fëmijët e tyre të vegjël.

Ata dyshohet se u dehën dhe ranë në gjumë në plazh, duke lënë dy fëmijët e tyre të vegjël, pesë dhe shtatë vjeç, pa mbikëqyrje.

Deputetët e Zyrës së Sherifit të Qarkut Volusia në Florida u përpoqën disa herë të zgjonin Alicia Langley dhe të fejuarin e saj Timothy Stevens, por dy 27-vjeçarët kishin konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe ishin në një letargji të thellë.

Në videon e publikuar çifti shihet duke fjetur, kur në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila tenton t’i zgjojë duke bërtitur mbi kokë dhe duke i tundur. “Ne jemi nga zyra e Sherifit! Zgjohuni!” Në videon e postuar nga Fox 35 dëgjohet një oficere policie duke bërtitur.

Kur më në fund arrijnë t’i zgjojnë, si burri ashtu edhe gruaja janë dukshëm të hutuar. Një polic dëgjohet duke i pyetur se ku janë fëmijët e tyre. Stevens thjesht bën shenjë drejt detit ndërsa ai pengohet në rërë.
Për fat të mirë, dy fëmijët e vegjël të çiftit, u gjetën shëndoshë e mirë në pishinën e hotelit aty pranë.

Duke komentuar arrestimin, sherifi i qarkut Volusia tha se nuk mund ta kuptonte se si mund të ekzistonin prindër të tillë të papërgjegjshëm.

Sipas New York Post, Stevens (i cili nuk është babai biologjik i fëmijëve, por ka marrë rolin e kujdestarit të tyre) u përpoq të ikte kur policia i hoqi prangat, por pasi eci disa metra ai u pengua dhe ra në rërë. Përveç tentativës për arratisje, ai akuzohet edhe për posedim të pijeve alkoolike në plazh.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA