Vendimi për Manastirin e Deçanit, zyrtarja e KiE: Tregon gatishmërinë e Kosovës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës

20/03/2024 18:54

Shefja e re e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Mary Ann Hennesy e cila së fundmi ka marrë në dorëzim detyrën, ka zhvilluar vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë.

Ajo u takua në me zëvendës ministrin e punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmetin me të cilin diskutoi çështje të rëndësishme që prekin të dyja palët. Në njoftimin e dhënë nga Ministria e Jashtme e Kosovës, Hennesy vlerësoi pozitivisht zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e pronave të Manastirit të Deçanit.

Sipas saj, ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sundimit të ligjit dhe si një mesazh i fuqishëm që shërben si dëshmi e gatishmërisë së Kosovës për t’u bashkuar me Këshillin e Evropës.

Top Channel