U qëllua me armë në një bazë ushtarake në Armeni, humb jetën ushtari

20/03/2024 21:03

Një ushtar rus ka vdekur të mërkurën, pasi ishte qëlluar më armë zjarri në bazën ushtarake të Rusisë në qytetin veriperëndimor të Armenisë, Gumri.

Ushtarai Roman Shaternikov ishte dërguar të mërkurën nga qendra stërvitore e bazës ushtarake Kamkhut në një spital në Gumri.

Armen Khachatrian, zëvendësdrejtor i spitalit, tha për Radion Evropa e Lirë se ushtari rus, 22 vjeç, mbërriti i vdekur në spital.

Në qendrën stërvitore Kamkhut janë duke u zhvilluar stërvitje ushtarake në këtë kohë.

Rrethanat e vdekjes së Shaternikovit janë të paqarta./REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA