Sulejman Kapllani, 68-vjeçari i cili tentoi të vriste me armë zjarri një person në shkurt të këtij viti, është ekstraduar nga Gjermania.
Ngjarja ndodhi më 8 shkurt në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, ku 68-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri, Selami Brahimin.
Arrestimi i tij u bë i mundur në qytetin e Berlinit falë bashkëpunimit të policisë shqiptare me homologët gjermanë.
68-vjeçari dyshohet të ketë qenë autori kryesor atentatit ku u qëllua me armë zjarri drejt automjetit tip “Citroen” ku ishte Selami Brahimi i cili fatmirësisht arriti të shpëtonte duke u plagosur lehtë.
Ndaj shtetasit Sulejman Kapllani, Prokuroria kishte lëshuar një urdhër ndalimi për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Policia ka sekuestruar edhe armen e zjarrit “AK-47” që u përdor për atentatin si dhe automjeti i përdorur nga autori.
Top Channel