Prej dy vitesh e gjysmë në arriti, por liria e Yasemin Guendogan, e dyshuar për grabitjen e 8 milionë eurove, përfundoi kur autoritetet e arrestuan në aeroportin e Bremenit.
31-vjeçarja po udhëtonte nga Turqia drejt Gjermanisë, kur u prangos në aeroport. Sipas avokatit, e reja u vetëdorëzua. Të martën ajo doli para gjykatës, ku iu caktua masa e arrestit me burg.
Guendogan është përgjegjëse për vjedhjen spektakolare nga kompania e transportit të parave ‘Loomis’ në Bremen më 21 maj 2021.
31-vjeçarja ishte e punësuar në kompani dhe detyra e saj ishte që të paketonte kartëmonedhat në kuti parash, të cilat më pas dërgoheshin me makinat e blinduara në bankomatet e bankave.
Të premten e 21 majit 2021, ajo vuri në zbatim planin: Në vend që t’i vendoste kartëmonedhat në kutitë e përcaktuara si zakonisht, paketoi 8 milionë euro në thasë dhe i hodhi në një kosh mbeturinash dhe për të mos u zbulua, hodhi plehra të tjera mbi thasët me para. Më pas kontejnerin e nxori jashtë, paratë i shkarkoi në një Mercedes Vito të marrë me qira në Berlin me targa të vjedhura dhe u zhduk pa lënë gjurmë.
Vetëm pas katër ditësh, kur punonjësit po fusnin kutitë me para në bankomatet e bankave, vunë re krimin.
Top Channel