Rrëzimi i avionit F16, pjesë e forcave ushtarake greke/ Piloti gjendet në mes të detit, si është gjendja e tij

20/03/2024 14:29

Një avion luftarak F-16 i forcave ajrore greke u rrëzua në zonën detare pranë ishullit Psathura të Sporades, në jug të gadishullit të Halkidikisë.

Sipas deklaratës për shtyp të Shtabit të Përgjithshëm të aviacionit që në momentin e parë piloti arriti të hidhej nga avioni , duke aktivizuar mekanizmin e sediljes parashutë.

“Νë orën 13:29, një avion F-16 Block 52+, njëvendësh i Skuadronit 337, i repartit ushtarak 110 F, i cili po kryente një fluturim stërvitor, u rrëzua në zonën detare të Psathouras. Në operacionin e kërkim-shpëtimit që u zhvillua merrnin pjesë 1 helikopter Super Puma, 1 helikopter Navy S-70, 1 CL-415 ndërsa në zonë ka shkuar edhe dhe fregata “Egean” -thuhet mes të tjerash në deklaratë.

Rreth një orë e gjysëm më vonë helikopteri Super Puma që ishte nisur menjëherë nga ishulli Limnos, ka gjetur vendndodhjen e tij dhe ka mundësuar nxjerrjen e tij nga deti.

Piloti është dërguar në spitalin e Limnos në fillim dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm 251 të Forcave Ajrore, ndërsa thuhet se është në gjendje të mirë shëndetsore.

Avioni I tij merrte pjesë në një fluturim stërvitor në formacion me katër avionë të tjerë luftarakë të nisur nga baza ajrore e Larisës, kur ka konstatuar se po humbte lartësinë dhe do të rrëzohej në det ndaj është detyruar të aktivizojë mekanizmin parashutë.

Avioni në fjalë është një version i përmirësuar I tipit BLOCK 50 me sisteme elektronike të avancuara dhe një motor të sofistikuar.

Karakteristikat teknike të tij dhe performanca.
Ekuipazhi: 1 (modeli C), 2 (modeli D)
Motori: 1 Pratt & Whitney F100-PW 229: pesha 29,100 lbs
Hapësira e krahëve: 9.96 m
Gjatësia: 15.06 m
Shpejtësia maksimale: 2,173 km. në orë ose 2.05 Mach
Lartësia maksimale: 15,240 m. ose 50,000 këmbë

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA