Projektet e ABI Bank/ Takimi i radhës së bordit me klientët dhe bashkëpunëtorët

20/03/2024 15:29

ABI Bank organizoi takimin e radhës të Bordit me klientët dhe bashkëpunëtorët.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i ABI Bank, Z. Andi Ballta tha se “ABI është pozicionuar si një bankë butik dhe po kontribuon direkt në financimin e veprave te rëndësishme në turizëm dhe infrastrukturë.

“Synimi yne eshte te sjellim ne treg produkte dhe sherbime te sprovuara ne efikasitetin e tyre qe mbështesin direkt dhe ne mënyrë domethënëse rritjen e ekonomisë. Gjate ketij viti jane hapur kater dege te reja dhe objektivi yne eshte te hapim dhjete dege brenda vitit 2024. Banka rritet me rritjen e klienteve dhe sot ABI ka nje prezence te rëndësishme ne korporatat e mëdha dhe te mesme ne te gjithë vendin dhe sektorët e ekonomisë”, tha Andi Ballta, drejtor i përgjithshëm i Abi Bank.

Znj. Kathryn Swintek, Kryetare e Bordit tha se “ABI tashme ka krijuar profilin e vet te rëndësishëm ne tregun bankar.

“Banka ka treguar aftesine e saj per tu rritur organikisht dhe per te zgjeruar pjesëmarrjen esaj ne tregun bankar. Bordi dhe NCH Capital falënderon klientët tanë dhe personelin e mrekullueshëm te ABI Bank. Gjithashtu, vlerësojmë shume Banken e Shqiperise per rolin e rëndësishëm ne rritjen dhe përmirësimin e sistemit bankar. Nje falënderim i veçantë për personelin dhe drejtimin e Ambasadës Amerikane për mbështetjen e tyre ndaj ABI Bank qe prej krijimit te saj”, tha Kathryn Swintek, Kryetare e Kwshillit Drejtues ABI Bank.

Me aktivet e bankës qe po i afrohen shumes prej 1.5 miliardë dollarë, ABI Bank është manaxheri më i madh Amerikan i aktiveve në Shqipëri dhe një nga investitorët Amerikan më të rëndësishëm në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA