Një aksident ka ndodhur rreth orës 10 të paradites në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”.

Automjeti i shtetasit A.V është përplasur me automjetin me drejtues F.H dhe me një automjet tjetër të parkuar në anë të rrugës.

Si pasojë e kësaj përplasje është plagosur lehtë një dyvjeçare që ndodhej në një automjet me shtetasin F.H. Vajza dy vjeçare është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA