Pas aludimeve se Vëllai i Madh i fik mikrofonin, tërhiqet Jetmiri/ Ironi nga opinionisti: E bëni edhe me mua se jeni të këqinj…

20/03/2024 00:57

Jetmiri ka aluduar se Vëllai i Madh dhe produksioni i kanë fikur mikrofonin në disa momente.

“Unë mërzitem sepse duket sikur nuk u intereson ajo çka bëj unë dhe çfarë jam unë”, u ka rrëfyer Jetmiri banorëve.

Ky moment është trajtuar gjatë spektaklit të sotëm në të cilin Jetmiri është tërhequr nga akuzat, duke thënë se nuk ishte mësuar ende me pajisjen në momentin që ishte fikur apo ndezur.

Ledion Liço: Jetmiri ka kohë që pretendon se Vëllai i Madh dhe produksioni i fik mikrofonin. Ndërkohë që siç do të shihni në këtë klip, Jetmiri vetë mbulon në disa raste mikrofonin me qëllim që banorët të mos kuptojnë çfarë po shpreh me banorët e tjerë të shtëpisë. Dhe ka edhe raste të tjera që Jetmiri është i dhunshëm me mikrofonin, i cili fatkeqësisht nuk ka as duar dhe as këmbë për t’ia kthyer.

Jetmiri: I dhunshëm me mikrofonin…

Ledion Liço:Po po, patjetër. Shohim klipin…

Më pas Vëllai i Madh ka shfaqur klipin me akuzat e Jetmirit dhe momentet flagrante ku ai mbulon mikrofonin.

I pyetur rreth kësaj çështje, opinionisti Arbër Hajdari me batutë tha që u beson plotësisht argumenteve të Jetmirit, pasi e njëjta gjë i kishte ndodhur edhe atij.

Arbër Hajdari: Është e vërtetë, unë e besoj Jetmirin. Kjo gjë ndodh edhe me mua. Ju shpesh herë tregoheni të padrejtë dhe e mbyllni mikrofonin tim, vetëm se më bën habi që sa herë e mbyllni mikrofonin e Jetmirit, unë e dëgjoj.

Ledion Liço: Mbase se mos e ke në ndërgjegje.

Arbër Hajdari: Jo realisht, sa herë ai ankohet për mikrofonin, me mikrofon të fikur kështu nga ju sepse kështu jeni ju të këqinj, unë e dëgjoj.

Jetmiri: Hë mor hë tani…

Ledion Liço: O Jetmir, seriozisht e kam, pse je fiksuar me këtë mikrofonin e fikur?

Jetmiri: Po sa të mësohesha pak. Sepse spo e bëja dot atë, u fik u ndez, e harrova se harrova…

Ledion Liço: Jetmir, tekonolgjia e re është e tillë që mikrofonin e ke o të fikur ose të ndezur dhe sa herë që e ke të fikur, Vëllai i Madh nuk vonon që të thërras, kryesisht Ilnisën, kujdes ndiz mikrofonin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA