Në shkurt inflacioni ra poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë, por sipas Këshillit Mbikëqyrës është ende herët për të folur mbi uljen e mundshme të normës bazë të interesit që do të lehtësonte të gjithë kredimarrësit.
Guvernatori njoftoi se norma bazë e interesit për lekun në 3.25% nuk do të ndryshojë edhe për muajt e ardhshëm
“Edhe pse në rënie, presionet e brendshme inflacioniste janë më të qëndrueshme. Inflacioni bazë neto – tregues, i cili shmang ndikimin e lëvizjeve të çmimeve më të luhatshme të shportës dhe, si i tillë, është një matës më i mirë i presioneve afatmesme inflacioniste, – rezultoi rreth nivelit mesatar prej 3.3%, duke ruajtur një normë të njëjtë me atë të tremujorit të kaluar. Kjo ecuri sugjeron se presionet e brendshme inflacioniste vijojnë të mbeten relativisht të larta, si pasojë e kërkesës solide për mallra e shërbime dhe e presioneve që vijnë nga tregu i punës“-njoftoi Sejko.
Analiza e politikës monetare sugjeroi se papunësia do të ulet, ndërsa pagat do të vijojnë rritjen, së bashku me ekonominë edhe me ritme më të ngadalësuara.
Top Channel