Mijëra protestojnë kundër shkurtimeve të vendeve të punës në gjigantin gjerman Bosch (fotot)

20/03/2024 19:00

Mijëra njerëz demonstronin sot në Gerlingen, në Gjermaninë qendrore, para selisë kryesore të prodhuesit industrial Bosch që kërkon të shkurtojë 7,000 vende pune.

Dikur më i fuqishmi i Evropës, sektori gjerman i metaleve dhe veglave të rënda është goditur nga kriza, luftërat e kufizimet mjedisore, ashtu si dhe interesat bankare dhe eksportet.

Protesta kishte edhe në impjantin gjigant të kompanisë në Buehl në shtetin jugperëndimor Baden-Wuerttemberg, ku kompania ka rreth 3,000 punonjës.

Ndërsa rreth 600 njerëz demonstruan para fabrikës së kompanisë në Munich e cila do të mbyllet krejtësisht.

Sindikata e tyre IG Metall, tha se rreth 300 punonjës të Bosch kishin demonstruar në rrugët e Arnstadt, qendra e shtetit Thuringia.

Drejtori i Bosch, Filiz Albrecht shprehu mirëkuptim për shqetësimin e vendeve të punës dhe tha se kompania i njeh përgjegjësitë e saj, por ndryshimet nxitën nga politikat e tranzicionit drejt makinave elektrike dhe objektivave të klimës, të caktuara nga BE.

Kreu i këshillit të punës së Bosch, Frank Sell, shprehu kritikat: “Bosch po e ndan forcën punëtore në humbës dhe fitimtarë të ndryshimeve strukturore.”

FOTO GALERI
1/5
Mijëra njerëz demonstronin sot në Gerlingen, në Gjermaninë qendrore, para selisë kryesore të prodhuesit industrial Bosch që kërkon të shkurtojë 7,000 vende pune.

Top Channel