Inside Story/ “Nuk e marrin, është artist”, nëna e ‘Koçoles’ rrëfen zhdukjen…

20/03/2024 22:20

Pranverën e vitit 2023, në Sarandë u zhduk një prej të fortëve të qytetit së bashku me një mik nga Fieri, pjesëtar i një prej familjeve më me autoritet atje.

Bëhet fjalë për Leonard Theodhori i njohur me nofken “Koçolja” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi.

Të dy këta persona humbën gjurmët me familjarët e tyre në 6 prill të vitit 2023. Në këtë dokumentar, Inside Story do të zbërthejë përpjekjet e familjve që kanë humbur të dashurit e tyre.

“Vajta në komisariat unë ditën e 3, sdonte të më fuste i thash do më fusësh se më ka humbur djali. Kush e merr atë më tha se ai është i shkathët është artist atë nuk e merr asnjë…..” u shpreh Evanthi Theodhori, nëna e Lonard Theodhorit.

Denoncimi i familjarëve në polici, nuk u mor shumë seriozisht në momentet e para. Në momentet e para zhdukja e dy personave u konsiderua largim u vullnetshëm. Kërkimet nisën vetëm pas disa ditësh, kur po qartësohej se ishim para një ngjarje mafioze. Por, hetimet nuk kanë mundur të hedhin dritë mbi fatin e tyre edhe pse ka kaluar një vit.

“Atje moj vajzë kur dola jashtë unë me të qarë ata nuk e nxorën direkt në kërkim e nxorrën për tre ditë dhe tre kishte humbur ai vajti për 6 ditë. Ku do ta gjeja unë pastaj më thuaj ti ku do ta gjeja?” u shpreh Evanthi Theodhori, nëna e Leonard Theodhorit.

“Një fakt që mua më shqetëson është qëndrimi i policisë së Sarandës. Këto fjalë si kam për policinë e Vlorës por policia e Sarandës gjatë këtyre 8 ditëve në një pauzë shumë të madhe se ëshët denoncuar nga e ëma ditën e dytë më duket ka shkuar një grup policësh aty pa u ulur fare nga makina kanë uluar xhamat dhe kanë bërë 4-5 foto edhe kaq. As ka marrë gjurmë andej makinën ka ardhur e ka marrë i zoti se ka qënë me qira është cuar në lavazh është pastruar ështët larë”-u shpreh Altin Gjini.

Familjarët vijojnë kërkimet edhe pse, tashmë nuk kanë asnjë shpresë se mund ti gjejnë gjallë. Ata kërkojnë vetëm trupat e tyre për tu dhënë nderimet e fundit dhe të kenë një varr.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA