Fishekzjarrë e djegie skulpturash në ‘finalen’ e karnevalit ‘Fallas’ në Valencia (fotot)

20/03/2024 19:35

Fishkzjarret dhe djegia e kukullave “Fallas” të shpërndara në qytetin juglindor te Valencias, i dhanë fund dje festivalit tradicional spanjoll që simbolizon fundin e dimrit dhe ardhjen e pranverës.

Festivali është një traditë disa shekullore e qytetit me celebrime që zgjasin gati dy javë dhe kulmojnë me djeguit e 19 marsit.

Eventi është një shfaqje vibrante e shumëngjyrëshe  e skulpturave të punuara me detaje, si dhe e fishekzjarrëve, muzikës dhe veshjeve tradicionale.

Skulpturat kanë gjithnjë natyre satirike ose fantastike, në përshkrimet e tyre të temave politike, sociale e kulturore.

Gjatë kohës së festivalit qyteti i Valencias transformohet në një farë muzeumi të hapur, derisa të gjitha zbukurimet e tij digjen shkrumb në mbyllje të celebrimeve.

Origjina e Las Fallas thuhet se daton prej kohës mesjetës, ku burrat digjnin veglat apo punimet e vjetra të dërrasës me ardhjen e pranverës.

Sot Las Fallas është një event madhor kulturor që tërheq vizitorë nga e gjithë bota, teksa përfshin gjithashtu parada, koncerte dhe valle tradicionale.

FOTO GALERI
1/11
Fishkzjarret dhe djegia e kukullave "Fallas" të shpërndara në qytetin juglindor te Valencias, i dhanë fund dje festivalit tradicional spanjoll

Top Channel