Do i publikonte fotot të miturës nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale, arrestohet 17 vjeçari në Lezhë

20/03/2024 18:02

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Lezhë, pasi akuzohet se i vodhi rrjetet sociale një 16-vjeçareje dhe e shantazhoi atë.

E mitura shantazhohej nëpërmjet një llogarie të vjedhur, në rrjetin social Snapchat, se do t’i publikoheshin foto personale, nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me 17 vjeçarin  që e shantazhonte.

17-vjeçar, banues në Lezhë u arrestua pas denoncimit të rastit në media.

Veprimet procedurale me të për këtë rast, vijojnë të kryhen në prezencë të familjarëve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA