Bënë kërdinë në dhjetëra banesa në Austri, shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptarë! Grabitën sende me vlera marramendëse

20/03/2024 17:07

Tre shqiptarë janë arrestuar për vjedhje të kryera në seri në disa banesa në Austri.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, ata plaçkitën shtëpi në Austrinë e Ulët, Austrinë e Epërme, Styria, Salzburg dhe Burgenland.

Shqiptarët të moshavë 32, 36 dhe 49 vjeç kanë rrëfyer se kanë kryer gjithsej 20 grabitje në ndërtesa banimi në shtetet federale të Austrisë së Poshtme, Austrisë së Epërme, Styria, Salzburgut dhe Burgenland nga data 20 maj 2021 deri më 3 qershor 2021.

Ata kanë hapur me forcë dritaret dhe dyert e oborrit dhe më pas nga objektet kanë vjedhur para të konsiderueshme dhe bizhuteri me vlerë rreth 200 mijë euro.

32-vjeçari, i cili ishte ende në arrati, u arrestua në Spanjë më 5 shkurt 2024 në bazë të urdhrit evropian të arrestit të lëshuar nga prokuroria publike e Gracit. I akuzuari u ekstradua nga Spanja në Austri më 19 mars 2024 dhe u arrestua në aeroportin e Vjenës Schëechat. I akuzuari është marrë në pyetje dhe ka pranuar plotësisht përfshirjen e tij në krime. Prokurori publik i Korneuburgut urdhëroi që i akuzuari të dërgohej në burgun e Korneuburgut.

Dy të tjerët  të moshave 36 dhe 49 vjeç janë ekstraduar në Austri në vitin 2022 pas arrestimit të tyre në Europë. Ata janë dënuar me disa vite burg nga Gjykata Rajonale e Grazit, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet me dije.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA