Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur pro projektit të dhëndrit të Donald Trump për investimin në ishullin e Sazanit.

Bardhi tha se PD mbështet në parim çdo investim të huaj, por theksoi se duhet të miratohet në transparencë të plotë, në përputhje me ligjin dhe me garë të hapur.

“Nuk ka asnjë projekt konkret që të marrë vëmendjen nga Partia Demokratike. Në parim, mbështesim çdo investim të huaj, por rikonforojmë qëndrimin tonë, që investimet e huaja duhet të miratohen në transparencë të plotë, në përputhje me ligjin, me garë të hapur dhe një analizë se çfarë përfitojmë. Një nga qëllimet tona është të thithen investime të huaja. Ligji për investimet strategjike këtë qëllim ka pasur. Ky ka qenë Edi Rama e përdori ligjin për t’ua dhënë atë ligj 5 individëve”, tha Gazment Bardhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA