Vodhi kabllot e bakrit dhe kasafortën me mbi 12 mijë euro, arrestohet 28 vjeçari shqiptar në Selanik

19/03/2024 17:20

Policia greke ka zbardhur rastin e një vjedhje të ndodhur në prill të vitit të kaluar në Banjat Termale të bashkisë Lagada.

Në pranga ka rënë një 28 vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se ka vjedhur kasafortën ku rreth 12 mijë euro dhe kabllot e bakrit me vlerë 4 mijë euro.

Mediat greke shkruajnë se hetimi i rastit u krye nga oficerë të departamentit të Sigurisë së Lagadës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA