Vendimi i gjykatës për Logon dhe vulën e PD, reagon Bardhi: Zvarritja e papranueshme, dëmton opozitën

19/03/2024 12:51

Pas vendimit të Gjykatës e Lartë për rigjykimin e çështjes për logon dhe vulën e PD, ka reaguar Gazment Bardhi.

Bardhi shprehet se zvarritja është e papranueshme dhe se dëmton opozitën.

“Pas zbardhjes së vendimit të GjL për konfliktin e brendshëm ligjor në PD, është e domosdoshme që GjA menjëherë dhe pa asnjë vonesë të mëtejshme t’i jap fund tejzgjatjes së këtij absurdi që vijon prej 2 vitesh dhe që duhet të ishte zgjidhur me vullnet e përgjegjshmëri politike.

PD është pronë e anëtarëve të saj, aset kombëtar, dhe çështje e interesit publik, që ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në jetën publike, shtetërore, institucionale të vendit. Çdo zvarritje do të ishte e papranueshme, sepse dëmton opozitën dhe përmes saj dëmton Shqipërinë!”, shprehet Bardhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA