27/11 14:21
Një person ka rënë nga kati i pestë i banesës teksa tentoi t’i largohej policisë australiane.
Ai është mbajtur në pjesën e ballkonit, por më pas ka rënë poshtë në pishinë.
Videoja tronditëse është publikuar në internet, teksa shihet qartë momenti kur i riu, ende i paidentifikuar, bie.
The Sun raportoi se dëshmitarët deklaruan se i riu ka dalë nga pishina dhe ka vrapuar në një kopsht aty pranë, por disa orë më pas u arrestua.
Mësohet se ai kishte ikur në këmbë në banesën e prindërve në Palm Beach. Ende nuk dihet arsyeja përse policia e kishte shpallur në kërkim personin e paidentifikuar.
Top Channel